U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Moderatorja shqiptare prezanton të voglën Ella (FOTO) – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Moderatorja shqiptare prezanton të voglën Ella (FOTO)

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Moderatorja shqiptare prezanton të voglën Ella (FOTO)

Ishte fillim gushti kur u tha se moderatorja shqiptare Genta Cana është bërë nënë për herë të parë!

Ajo solli në jetë një vajzë në një prej spitaleve private të kryeqytetit të Kosovës.

Ndërkohë dje, Genta ka prezantuar për herë të parë Ellën me publikun duke postuar një foto të portretit të saj të ëmbël.

“Gëzuar Kurban Bajramin nga bebi Ella”, shkruante Genta në postimin e saj.

Vogëlushja dukej si engjëll e mbuluar me një mbulesë të mardhë ndërsa e mbante në krahë e ëma.

Genta Cana e cila prezanton emisionin sportiv “Minuta e Fundit” që transmetohet në “Klan Kosova”, kurorëzoi dashurinë në martesë me partnerin Noli, në prill!

Në ceremoninë madhështore që u mbajt në Prizren ajo u shfaq me një fustan nusërie me vello 18 metra të gjatë.

Moderatorja ishte shtatzënë gjatë celebrimit, pasi në fund të muajit maj njoftoi se “Bebushi po vjen!”