“HAJDE KLIP HAJDE”/ Këngëtari shqiptar “acarohet” që i kanë vjedhur hitin e tij (VIDEO) – AlpeGossip
“HAJDE KLIP HAJDE”/ Këngëtari shqiptar “acarohet” që i kanë vjedhur hitin e tij (VIDEO)

“HAJDE KLIP HAJDE”/ Këngëtari shqiptar “acarohet” që i kanë vjedhur hitin e tij (VIDEO)

Irkenc Hyka është këngëtari më i lakuar së fundmi, i cili me projektet e tij muzikore ka tëhequr vëmendjen e publikut shqiptar.

Një nga këngët e tij më të sukseshme ka qënë pikërisht balada “Tymi i dashnisë” që mesa duket e ka kaluar suksesin e saj edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Këngëtari shqiptar ka bërë sot me dije se një këngëtar grek i ka marrë këngën, pa të drejtë autori. Ai ka publikuar një fragment të shkurtër nga klipi i këngëtarit grek duke mbishkruar: “ Hajde klip hajde… Se ndryshoje dot pak këngën”.

Si duket Irkenci nuk e ka pëlqyer aspak faktin se kënga i është vjedhur, megjithatë nuk dihet nëse do të marrë hapa gjyqësorë ndaj këngëtarit grek për të drejtat e autorit, pasi muzikën e ka shkruar vetë ai.