Almeda Abazi akuzohet për MASHTRIM pasi i nxorri bojën produksionit të DWTS: E parritur dhe tekanjoze! – AlpeGossip
Almeda Abazi akuzohet për MASHTRIM pasi i nxorri bojën produksionit të DWTS: E parritur dhe tekanjoze!

Almeda Abazi akuzohet për MASHTRIM pasi i nxorri bojën produksionit të DWTS: E parritur dhe tekanjoze!

Modelja e njohur Almeda Abazi, e cila prej vitesh jeton në Turqi, prej 12 javësh u vendos në Tiranë ku prezantoi spektaklin “Dancing with the stars”. Ardhja e saj në Shqipëri u komentua gjerësit, por po aq zhurmë bëri në media dhe largimi i saj. Në një status të publikuar në Instastory Almeda shpërtheu ndaj produksionit të “Dancing with the stars”, pasi u detyrua të paguante shpenzimet ekstra në hotelin ku qëndroi për tre muaj, por edhe për fatin që bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman nuk mori mikëpritjen e duhur.

“Sapo bëra check-out nga hoteli ku qëndrova për 3 muaj në Tiranë dhe për habinë timë pagova shpenzimet extra, pra ujin që kam pirë në minibar dhe pastrimin kimik ku kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e DWTSA duke lënë angazhimet e tij në Turqi”- shkruante Almeda Abazi në postimin e saj në Instastory.

Ndërsa përsa i përket mikëpritjes së bashkëshortit të saj, aktorit të njohur turk Tolgahan Sayisman, “Iconstyle.al” ka mësuar se në të vërtetë me mbërritjen e tij në Tiranë nuk ka qenë askush nga “Vizion Plus” për ti uruar mirëseardhjen. Një veprim ky i pazakontë për një personazh me një famë të tillë, që në gjithë botën pritet nga turma gjigande fansash.

Mirëpo pas këtyre akuzave produksioni i “Dancing with the stars” ka reaguar duke publikuar faturat e shpenzimeve të Almedës, sipas të cilave i ka paguar hotelin ku ka qëndruar, udhëtimet business-class nga Turqia në Shqipëri, shpenëzimet e ushqimit që ka konsumuar çdo javë dhe një rrogë relativisht të lartë.

Madje në lajmin e publikuar nga “CNA” ku citohet një burim pranë “Vizion plus”, Almeda akuzohet për mashtrim dhe madje quhet “e parritur dhe tekanjoze”.