“Të bëja Besën deputete”/ Këngëtarja reagon pas deklaratës së babait të saj: Në këtë moment… – AlpeGossip
“Të bëja Besën deputete”/ Këngëtarja reagon pas deklaratës së babait të saj: Në këtë moment…

“Të bëja Besën deputete”/ Këngëtarja reagon pas deklaratës së babait të saj: Në këtë moment…

Besa Kokëdhima përveç se një ndër këngëtareve më të talentuara në Shqipëri është edhe vajza e ish deputetit Koço Kokëdhima. Ajo shpesh herë është pyetur në intervista të ndryshme se nëse do të ndjek ndonjëherë hapat e babait të saj dhe do i futet rrugës së politikës.

Madje në një intervistë të dhënë përpara disa kohësh babai i saj Koço Kokëdhima tregoi se kishte bërë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama: “Të bëja Besën deputete”, ishte shprehur ai. Megjithatë pavarësisht dëshirës së madhe të të atit, kjo gjë nuk u realizua dhe arsyen e ka zbuluar së fundmi vetë këngëtarja.

Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Top Show Magazinë’, ku përveç projektit ‘Divas Show’ ka konfirmuar këtë deklaratë të të atit, por ka treguar se plani i tij u prish pasi Besa ka ende shumë për të dhënë në muzikë. Tani për tani ajo nuk ka ndërmend ti futet asaj rruge.

“Njeriu mund të investojë në një të ardhme të caktuar. Unë nuk jam duke investuar për një të ardhme të atillë. Madje unë besimin në politikën shqiptare e kam humbur dhe jo pa arsye dhe shpresoj shumë që në gjithë punën që im atë po bën të mbërrijë në një moment që unë të besoj se do të ndodhë një lloj çlirimi i një lloj fryme që të zë ngërç. Unë nuk dëshiroj që njerëzit të influencohen nga mendimet e mia. Këto janë mendimet e mia. Në këtë moment, mua nuk më frymëzon fare, fatkeqësisht, kjo fushë, për arsye se nuk mendoj që manifeston vlerat më të mira të këtij vendi”, ka rrëfyer ajo.