2 VITE PAS NDARJES/ Ribashkohen Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu – AlpeGossip
2 VITE PAS NDARJES/ Ribashkohen Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu

2 VITE PAS NDARJES/ Ribashkohen Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu

Vite më parë u përfol se kantautori shumë i dashur për publikun Flori Mumajesi dhe moderatorja bukuroshe e “Prive”, Liberta Spahiu ishin në një lidhje. Çifti preferoi që jetën e tyre private ta ruanin në mënyrë hermetike dhe nuk folën kurrë publikisht për këtë lidhje.

Megjithatë në vitin 2017 mediat shkruajtën se Flori dhe Liberta ishin ndarë, ende pa e konfirmuar lidhjen e tyre. Edhe pas ndarjes, dyshja duket se kanë mbetur miq pasi Liberta e ka ftuar Florin në emisionin e fundvitit “Prive Reality”, mes shumë personazheve të të tjerë.

Ky është një ribashkim i Florit dhe Libertës në ekran, por edhe hera e parë që do i shohim bashkë në një emision. Na mbetet të presim datën 1 janar për të mësuar çfarë do rrëfejnë.