FITORJA E ARILENËS/ Kishte miliona shikime por kënga e saj u fshi nga kanali i RTSH-së, reagon Elvana: Video ime u zhduk – AlpeGossip
FITORJA E ARILENËS/ Kishte miliona shikime por kënga e saj u fshi nga kanali i RTSH-së, reagon Elvana: Video ime u zhduk

FITORJA E ARILENËS/ Kishte miliona shikime por kënga e saj u fshi nga kanali i RTSH-së, reagon Elvana: Video ime u zhduk

Pak ditë më parë të gjitha këngët e “Festivalit të Këngës” u fshinë papritur nga Youtube. Asnjëra prej këngëve konkurrese nuk gjendeshin në kanalin e RTSH-së, as kënga fituese e Arilenës dhe as kënga me miliona klikime e Elvanës. Kjo e fundit ka reaguar me anë të një postimi në Instastory ku njofton se e ka publikuar këngën në kanalin e saj dhe shprehet se nuk e di arsyen pse kënga e saj u fshi.

“Me tana është tani e disponueshme në kanalin tim në Youtube. Si përgjigje ndaj të gjithë juve që më pyesni pse kanali i RTSH-së dhe video ime u zhdukën, nuk ia kam idenë…Kishte më shumë se 4 milion ajo video, por jam e sigurt se do bëhen akoma më shumë miliona. Shumë dashuri për ju”, shkruan Elvana.