TRONDITEN konkurentët e “Dancing With The Stars”, ndryshon plotësisht SFIDA e kërcimit – AlpeGossip
TRONDITEN konkurentët e “Dancing With The Stars”, ndryshon plotësisht SFIDA e kërcimit

TRONDITEN konkurentët e “Dancing With The Stars”, ndryshon plotësisht SFIDA e kërcimit

Për konkurentët e “Dancing With The Stars” sfida e kërcimit nuk do të vazhdojë më e njëjtë si javët e kaluara. Ata do të përballen me një formulë të re garimi, e cila padyshim do e bëjë edhe më emocionuese garën më të famshme të kërcimit në Shqipëri. Por cila do të jetë formuala e re?

Gjithçka nis me shpalljen e renditjes së konkurentëve sipas votimit të javës nga publiku, sqaruan dy moderatorët e spektaklit Almeda dhe Rudi.

Pasi të shpallen së pari çiftet, më i votuari dhe më pak i votuari, sfida do të fillojë pikërisht me këta dy grupe. E gjitha kjo ndodhi pasi konkurentët duhet të ndaheshin: Grupi i më të votuarve dhe grupi i më pak të votuarve. Ndarja varet nga vetë konkurentët. Do te jete publiku ai qe do te vendosë me votën e tij dhe çifti që do të marrë më pak vota do të largohet sonte nga gara. Votimi gjatë kësaj nate do të jetë i hapur vetëm për këto 5 çifte, sakaq pritet që kjo natë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, të jetë më surprizuesja.