JENI KURIOZË TA SHIHNI? Ja si dukej Bearti vite më parë kur nuk kishte muskuj dhe tatuazhe (VIDEO) – AlpeGossip
JENI KURIOZË TA SHIHNI? Ja si dukej Bearti vite më parë kur nuk kishte muskuj dhe tatuazhe (VIDEO)

JENI KURIOZË TA SHIHNI? Ja si dukej Bearti vite më parë kur nuk kishte muskuj dhe tatuazhe (VIDEO)

Djali nga Kosova, Beart Rexhepi, u kthye në personazhin më të komentuar nga publiku e mediat shqiptare, pas bërjes publike të lidhjes me Tea Trifonin.

Ata ishin çifti i fshehtë i “Për’puthen”, që bënë lëmsh rrjetin dhe shkaktuan zhurmë të madhe në media e rrjete sociale.

Përralla e tyre zgjati shumë pak, mirëpo Bearti dhe Tea u kthyen tashmë në personazhet më të njohur. Por, jemi të bindur që s’do ta njihnit Beartin para se të bëhej i famshëm, para se të kishte muskujt e tatuazhe.

Teksa i përgjigjej ndjekësve kuriozë në InstaStory, ish-konkurrenti ka ndarë një video të vjetër të tijën para pasqyrës, duke na lënë me gojë hapur.

VIDEO

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”- shkroi Bearti për ndarjen me Tean.

Së fundmi, “Prive” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.

Ndërkohë thumbimet mes njëri-tjetrit gjatë kësaj kohë kanë qenë të shumta.

Pas lajmeve të bujshme të ndarjes, ka qenë Tea ajo që ka reaguar së fundmi për situatën dhe ka pranuar gjithashtu publikisht ndarjen.

Ajo tregon që s’janë më bashkë, si dhe lë të kuptohet që arsyeja e ndarjes së tyre ka qenë madhore (pa sqaruar më tepër).

Përsa i përket gjendjes së saj shpirtërore, Tea tregon se tashmë ka nisur ta marrë veten. (Kliko)