Çiljeta sapo na zbuloi ndërhyrjen që nuk e dinim dhe qenka bërë pishman (FOTO) – AlpeGossip
Çiljeta sapo na zbuloi ndërhyrjen që nuk e dinim dhe qenka bërë pishman (FOTO)

Çiljeta sapo na zbuloi ndërhyrjen që nuk e dinim dhe qenka bërë pishman (FOTO)

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është bërë nostalgjike dhe i është rikthyer filmit të saj të vjetër “Ishte kohë për dashuri”.

Filmi i publikuar 16 vjet më parë, ka qenë tepër i suksesshëm dhe të gjithë ndjekësit e kanë përgëzuar Çiljetën për rolin e saj.

“Kur shikon veten 16 vjet më parë. “Ishte kohë për Dashuri” me regji nga Ylli Pepo dhe fraza ime preferuar në gjithë filmin është Floriiiii ku po shkonnnn”.

Po një ndjekëse e Çiljetës ka vënë re nëj tjetër gjë, hundën e saj dhe ia ka vënë në dukje që e ka pasur mirë para se të bënte ndërhyrjen:

“Mirë e ka pas hundën mi, ç’pate që e operove”, e pyet ajo ndërkohë që Çili ia kthen: “Atë mendova dhe unë kur e pashë, edhe pse s’ka ndonjë ndryshim të madh po hajt mo mend e kokës thuaj”.

Këngëtarja foli kështu për herë të parë në publik për këtë ndërhyrje, që sipas burimeve të “iconstyle.al” ka ndodhur më shumë se një herë.

Megjithatë këngëtarja ka treguar se “ka qenë gjithmonë në kërkim të perfeksionit”.

Kjo është arsyeja përse pas zvogëlimit të gjoksit, Çiljeta vendosi pak kohë më parë të bëjë një tjetër ndërhyrje, këtë herë në mjekër.