Padyshim që “Big Brother VIP” ka qenë këtë vit një risi dhe një sukses. Pasi kaloi të gjitha rekordet e shikueshmërisë në ekranin e Top Channel, duket se ky reality show do të mbahet edhe në Kosovë.
Madje duket se tani kanë nisur edhe lëvizjet për zgjedhjen e banorëve të famshëm që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme.
Së fundmi, moderatorja e njohur, Liberta Spahiu ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në” Instagram”. “Kë keni qejf me pa në Big Brother Vip Kosovë?”, ishte kjo pyetja që ajo iu shtroi ndjekësve.
Këta të fundit kanë thënë emra të ndryshëm të personazheve të njohur, ku disa kanë thënë edhe emra që i kemi parë në “Big Brother VIP” në Shqipëri.
“Sarah Berisha dhe Dj Pm”, shkruan një ndjekës. Kujtojmë se ata u njohën dhe u lidhën pikërisht në këtë reality show.
“Pse jo them dhe unë, por Pm dhe Sarah e mbaruan të vetën e gjetën dashurinë dhe tani po e shijojnë”, ka komentuar Liberta sugjerimin e ndjekësit.
Por ajo që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë reagimi i Dj PM, i cili e ka shpërndarë këtë në “Instastory”-n e vet duke shkruar: “Si dihet”.
Të jetë kjo një shpresë që çiftin e preferuar të momentit nga publiku ta rishikojmë në të njëjtin format ku gjetën dashurinë?