DO T’JU IKI TRURI! Xhupi dhe syzet e Marina Vjollcës vlejnë MIJËRA euro (FOTO) – AlpeGossip
DO T’JU IKI TRURI! Xhupi dhe syzet e Marina Vjollcës vlejnë MIJËRA euro (FOTO)

DO T’JU IKI TRURI! Xhupi dhe syzet e Marina Vjollcës vlejnë MIJËRA euro (FOTO)

Dyshja e njohur Marina Vjollca dhe Getoar Selimi tërheqin vëmendjen jo vetëm me projektet e tyre muzikore apo televizive, por edhe me markat e shtrenjta e jetën luksoze që bëjnë.

Së fundmi fotoja e postuar nga Marina teksa mban veshur xhupin blu, i markës Gucci do t’ju habisë të gjithë me çmimin që ka. Plot 6845 euro! Po po e lexuat mirë.

Shtoji këtu edhe syzet që kushtojnë 750 euro, në total 7595 euro, shifra këto që janë publikuar nga faqja “What they wearin” në Instagram. Jo pak apo jo?

Sa prej jush do e blinin një xhup të tillë nëse do të kishit të ardhura të mjaftueshme, kur edhe pak javë na ndajnë nga mbarimi i ditëve të ftohta dhe temperaturave nën 0 gradë?