"I SHIHJA LAJMET E QESHJA"/ Suada Sherifi: Historia e bashkëshortit më shtoi "follower-sa" - AlpeGossip
“I SHIHJA LAJMET E QESHJA”/ Suada Sherifi: Historia e bashkëshortit më shtoi “follower-sa”

“I SHIHJA LAJMET E QESHJA”/ Suada Sherifi: Historia e bashkëshortit më shtoi “follower-sa”

Suada Sherifi ka realizuar një intervistë për emisionin ‘Thumb’ që pritet të transmetohet këtë të shtunë, ndërsa një pjesë nga intervista është publikuar tashmë në promon e emisionit.

E në këtë dalje të parë pas lajmeve të bujshme që qarkulluan së fundmi, ish-miss Albania nuk kishte se si t’i shpëtonte pyetjeve për bashkëshortin e saj, Eldin. E pyetur për ndjesitë dhe shqetësimet që i solli përmendja e emrit të bashkëshortit dhe asaj vet në media Suada tha se u ndje keq sepse ai ‘ishte bashkëshorti im’.

Por duket se Suada e ka pasur mendjen edhe diku tjetër e ka parë përfitimet që do i vinin asaj nga lakimi që i bëhej emrit në media e portale. Ajo ka rrëfyer se në kohën që lexonte lajmet që shkruheshin për të ‘e ka kapur një e qeshur’ dhe mendonte se nga e gjithë kjo ‘do i rriteshin follower-sat në Instagram.

E mesa duket historia e bashkëshortit i ka shërbyer Suada Sherifit për të pasur më shumë dnjekës në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.