Ka gati një muaj që po qëndron në vendlindjen e saj,ku ka udhëtuar edhe nëpër fshatrat më të thella të Shqipërisë së Veriut, për të ndihmuar familjet në nevojë.

Modelja e famshme shqiptare Emina Çunmulaj, nisi një mision humanitar duke u bërë pjesë e projektit “Fundjavë ndryshe” dhe ka shkuar derë më derë për t’ua shtrirë dorën e ndihmës njerëzve në nevojë.

Së fundmi ajo ka participuar edhe në ndërtimin e një shtëpie për një familje të Malësisë së Malit të Zi.

Bëhet fjalë për familjen Ivezaj të cilën e ka ndihmuar në ndërtimin e një shtëpie.