“GËZUAR DITËLINDJEN…”/ Jonida Shehu zgjedh këto fjalë për 4-vjetorin e Kristal (FOTO) – AlpeGossip
“GËZUAR DITËLINDJEN…”/ Jonida Shehu zgjedh këto fjalë për 4-vjetorin e Kristal (FOTO)

“GËZUAR DITËLINDJEN…”/ Jonida Shehu zgjedh këto fjalë për 4-vjetorin e Kristal (FOTO)

Me urimin më të ndjerë, Jonida Shehu ka uruar vajzën e saj të vogël, Kristal në ditëlindjen e katërt. Moderatorja ka ndarë një sërë fotosh me të nga ‘Colorday Festival’, duke treguar dhe momentet e argëtimit me njëra-tjetrën.

“Dashuria bën 4-vjeç sot. Edhe qindra do festojmë bashkë, do duhemi, do debatojmë, do mërzitemi, do gëzohemi, do shqetësohemi, por do kemi njëri-tjetrin. Ne do jemi gjithmonë me ty aty, kudo, gjithmonë. Gëzuar ditëlindjen xixëllonja”, ka shkruar Shehu krah postimit të fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Edhe miqtë apo ndjekësit e Jonidës, e kanë uruar në këtë ditë speciale për të dhe të voglën e saj, me të cilën ka ndarë herë pas here momente nga më të ndryshmet gjatë përditshmërisë./revistawho.com