FLOK NË KUSHTE KARANTINE/ Era Istrefi ndryshon ngjyrën e flokëve dhe duket për mrekulli (FOTOT) – AlpeGossip
FLOK NË KUSHTE KARANTINE/ Era Istrefi ndryshon ngjyrën e flokëve dhe duket për mrekulli (FOTOT)

FLOK NË KUSHTE KARANTINE/ Era Istrefi ndryshon ngjyrën e flokëve dhe duket për mrekulli (FOTOT)

Nëse ka diçka që i shton dozat e stresit për vajzat gjatë karantinës, janë flokët. Dhe më shumë se majat e djegura, që mund t’i presim edhe vetë, asgjë nuk krahasohet me ‘daljen në dritë’ të rrënjëve tek flokët e lyer. (Po çuna, nuk është artikull për ju, po u mërzitët hidhin një sy Gjikos). Nejse…ne vajzave problemet na i njeh më nga afër Era Istrefi, që në fotot e publikuara dëshmoi se iu bashkua grupit “kur po hapen qendrat estetike se vdiqëm!”

Këngëtarja së fundmi ka zgjedhur ngjyrën portokalli për flokët, një nuancë kjo që i shkon shumë. Megjithatë, rrënjët e zeza janë ato që bien gjithashtu në sy. Me poza sensuale dhe një orkide blu si element artistik bashkangjitur fotos, Era duket se kontrastin e flokëve e ka përdorur në favorin e saj. Pamja e këngëtares edhe këtë herë është plot stil, madje pse jo, tashmë që kemi më shumë kohë të lirë dhe vera është më afër se kurrë, mund të inspirohemi nga Era dhe të eksperimentojmë: të mos i prekim rrënjët dhe të përdorim ngjyra të forta për pjesën tjetër. Sepse jo më kot thonë: jeta është e shkurtër për të patur flokë të mërzitshëm!

View this post on Instagram

Flame prince$$

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on