RITA ORA SËRISH NË "TELASHE"/ Bëhet shkak për ndarjen e çiftit të njohur të showbizit (FOTO) - AlpeGossip
RITA ORA SËRISH NË “TELASHE”/ Bëhet shkak për ndarjen e çiftit të njohur të showbizit (FOTO)

RITA ORA SËRISH NË “TELASHE”/ Bëhet shkak për ndarjen e çiftit të njohur të showbizit (FOTO)

Rita Ora është bërë shkak për ndarjen e Joey Essex dhe Lorena Medina. Këtë e ka deklaruar kjo e fundit për “The Sun”, duke sqaruar se Joey është parë të dalë nga shtëpia e këngëtares me origjinë shqiptare, pas një qendrimi prej 13 orësh. Lorena, modelja e njohur 28-vjeçare, ka deklaruar se nuk ka asnjë dëshmi tradhëtie, por ajo është e bindur se ish-i dashuri ka fjetur me Rita Orën, pasi asnjëri prej tyre nuk kanë dashur të shihen sëbashku, duke tentuar kështu të dalin nga shtëpia në fshehtësi.

Joey, ylli i reality show “Ex on the beach” është shprehur më herët se është i fiksuar pas Rita Orës. Mesa duket, kaq ka mjaftuar që Essex të tundohet nga këngëtarja dhe ka shkatërruar lidhjen mes tij dhe modeles Modena. Nuk ka ende asnjë reagim nga Rita, por duket se është përfshirë në jo pak telashe. Vite më parë, këngëtarja u përfol për një lidhje me Jay Z, gjatë martesës së këtij të fundit me Beyonce.