Ditën e sotme, teksa ka festuar 22-vjetorin e lindjes së tij, Butrint Imeri ka lançuar për fansat këngën e tij më të re, ‘Alea’, e cila mori numër të madh klikimesh menjëherë pas publikimit në Youtube.
Për të mbështetur këngëtarin edhe moderatorja Kiara Tito publikoi në profilin e saj në Instagram këngën e tij.
“Sapo gjeta këngën që do të ngulitet në trurin tim gjatë pjesës tjetër të verës.”- ka shkruar Kiara në postim.
Mirëpo, fanset e Butrintit nuk e kanë duruar këtë gjë dhe i janë vërsulur në komente, duke i kërkuar të fshijë postimin pasi nuk ishte e nevojshme ta postonte ajo, e madje e kanë sharë dhe e kanë akuzuar për operacione plastike.
“Boll më kurvë.” “Mos ma ngacmo burrin, shko bëj operacione plastike, atë punë bëj.” “Fshije menjëherë se bajat je bërë.”- janë disa prej komenteve në postimin e Kiarës.