Pas Bertinës, Erioni në një lidhje me Xhensila Peren? Reagon më në fund ish-banori i Big Brother: Fati na ka bërë… (FOTO) – AlpeGossip
Pas Bertinës, Erioni në një lidhje me Xhensila Peren? Reagon më në fund ish-banori i Big Brother: Fati na ka bërë… (FOTO)

Pas Bertinës, Erioni në një lidhje me Xhensila Peren? Reagon më në fund ish-banori i Big Brother: Fati na ka bërë… (FOTO)

Me siguri e mbani mend Bertinën e Big Brother dhe Erionin të cilët u dashuruan brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe përfundoi pas rreth dy vitesh nga dalja prej saj.

Por së fundmi Erioni është komentuar për histori të mundshme me një ish-banore të Big Brother, pikërisht Xhensila Peren duke qenë se janë parë shpesh bashkë kohët e fundit. E lidhur me këtë çështje, ai është pyetur nga Panoramaplus dhe ka sqaruar të vërtetën.

Ndërkohë, po komentohesh për histori të mundshme me një tjetër ishlojtare të “Big Brother”, Xhensila Peren. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që përfliteni për lidhje mes jush, po si qëndron e vërteta?

“Xhensilën e kam mike shumë të mirë dhe punojmë bashkë në “Miss Universe Albania & Kosovo”, ku kam rolin e drejtorit të prodhimit. Fati na ka bërë të ndajmë shumë kohë bashkë dhe shumë momente i stampojmë në fotografi. Një miqësi e bukur, por që dukemi aq bukur, sa njerëzit duan të jemi më shumë. Por kemi një miqësi të bukur dhe punën që bëjmë, e shijojmë në maksimum.”, u shpreh Erioni duke i sqaruar të gjithë një herë e mirë.