“UNË DUA TË FITOJ”/ Einxhel debaton me Donaldin: Do e nominoje Beatrix? – AlpeGossip
“UNË DUA TË FITOJ”/ Einxhel debaton me Donaldin: Do e nominoje Beatrix?

“UNË DUA TË FITOJ”/ Einxhel debaton me Donaldin: Do e nominoje Beatrix?

Teksa edhe pak ditë kanë ngelur nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”, banorët herë pas here flasin me njëri-tjetrin në lidhje me nominimet, të cilat duket se bëhen edhe më të vështira.

Së fundmi, lidhur me këtë kanë biseduar Iliri, Einxhel dhe Donaldi. Moderatorja në një moment ka pyetur aktorin e humorit nëse do e nominonte Beatrixën

Pjesë nga biseda:

Iliri: Këtu ka disa lojtarë të fortë, e këta lojtarë të fortë nuk duhet ta kenë problem dalin apo nuk dalin në nominim.

Einxhel: Po, as ti e as ai nuk duhet ta ketë problem të shkojë deri më 18 shkurt me ata të fortët. Ça është problemi? Keni frikë se rrugës ju rrëshqit këmba ndonjërit?

Donaldi: Einxhel po vazhdon me muhabetet…

Einxhel: Po se Iliri mendon njësoj si ty

Donaldi: Edhe?

Iliri: Ky është problemi juaj, këtë nuk kuptoj

Einxhel: Nuk thashë është problem, po them të njëjtën logjikë, ça mendoj unë dhe pse nuk e mendoj si ky

Donaldi: Ti po thua të nominosh banorët e dobët që t’i nxjerrësh kot

Einxhel: Ti do ti mbash për në finale të dobëtit

Donaldi: Loja ime është që të përballem me të fortët, se i forti është rrezik

Einxhel: Në finale me kë do të përballësh?

Donaldi: Unë dua ta fitoj, për çfarë kam ardhur për të bërë show?

Einxhel: Ti po kërkon që ta kesh më të lehtë më vonë. Trixa nuk të duket lojtare e fortë ty?

Donaldi: Po, më duket lojtare e fortë, ça ta nominoj?

Einxhel: Do e vije ndonjëherë Trixën me veten ti, si lojtare të fortë?

Donaldi: Ça është kjo pyetje, ça logjike ka kjo

Einxhel: Ti the do vë lojtarët e fortë, Trixa të duket e fortë, do e vije?

Donaldi: Vjen Romeo këtu, të isha konkurrent me të, do e vija? Kjo pyetje nuk ka sens për mua