Surpriza e mëngjesit ishte vetëm fillimi: Ja pamjet nga super festa e ditëlindjes së Renee-së – AlpeGossip
Surpriza e mëngjesit ishte vetëm fillimi: Ja pamjet nga super festa e ditëlindjes së Renee-së

Surpriza e mëngjesit ishte vetëm fillimi: Ja pamjet nga super festa e ditëlindjes së Renee-së

Mëngjesi nisi ëmbël në familjen e Nora Istrefit dhe Robert Berishës. E vogla e tyre Renee, feston sot ditëlindjen e saj të tretë dhe ata janë kujdesur që ta surprizojnë në mënyrën më të bukur të mundshme.

 

Por duket se ka qënë vetëm fillimi, pasi e gjithë supriza e vërtetë është një festë me familjarët dhe miqtë. Në videon e postuar në “Instagram”, Renne duket shumë e lumtur teksa vrapon me shoqet e saj.

 

Nuk kanë munguar edhe urimet në rrjetet sociale. Roberti, e ka uruar vajzën e tij nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Urime ditëlindjen Renee shpirti babit. Të dhashtë Zoti shëndet ty, mamit, mua dhe krejt fëmijëve të botës. Shpresoj që do të jem shëndoshë e mirë deri sa ti të bëhesh me fëmijë, e mandej e kupton që nuk ekziston dashuri më e sinqertë dhe e fortë se evladi. Të don babi shumë. Urime tre vjetorin bota jeme.”, shkruan Roberti në postimin tij.

Edhe mami Nora ka nxituar të bëjë një urim në Instagram për të voglën e saj duke postuar 2 foto të ëmbla që na i zbukuruan ditën.

“Gëzuar ditëlindjen bota ime. Mami dhe babi të duan shumë”, shkruan Nora krahas fotos duke zbuluar një pjesë të surprizës që ajo dhe Roberti kanë përgatitur për Renee-n.