“MË MUNGONTE…”/ Iliri zbulon arsyet e ndarjes nga Gilberta (FOTOT) – AlpeGossip
“MË MUNGONTE…”/ Iliri zbulon arsyet e ndarjes nga Gilberta (FOTOT)

“MË MUNGONTE…”/ Iliri zbulon arsyet e ndarjes nga Gilberta (FOTOT)

Pak javë më parë, Iliri dhe Gilberta i dhanë fund lidhjes. Lajmin e bëri të ditur vetë ish-konkurrentja e “Përputhen +40”, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Së fundmi, gjatë një bisede me ndjekësit në Instastory, Iliri ka folur rreth arsyeve që i cuan në ndarje. Ai ka treguar se nuk ishin të përshtatshëm për njëri-tjetrin, sado që mundoheshin.

“Mundi, për të na bërë të përshtatshëm realisht me njëri-tjetrin, nuk gjeti solucion. Arsyet ishin të larmishme, shkaqet po aq të rëndësishme…të tepruara, bllokuese dhe tendencioze. Po fillonte të më mungonte oksigjeni”, ka shkruar Iliri.