Rita Ora do vijë vërtet në Kosovë dhe po vjen me duart plot, siç dinë shqiptarët! – AlpeGossip
Rita Ora do vijë vërtet në Kosovë dhe po vjen me duart plot, siç dinë shqiptarët!

Rita Ora do vijë vërtet në Kosovë dhe po vjen me duart plot, siç dinë shqiptarët!

Shumë është përfolur ardhja e Rita Orës në Kosovë më 17 shkurt për t’u bërë pjesë e festimeve të 10-vjetorit të Pavarësisë. U tha se këngëtarja kosovare nuk kishte pranuar të paguhej për performancën e saj, pastaj u tha se Rita nuk do të vinte se qëndrimi i saj dhe kërkesat rreth çështjeve teknike shkon diku tek 300 mijë euro, shumë e papërballueshme për organizatorët.

Por diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe përgënjeshtrohet nga Rita Ora dora vetë!

Ylli i muzikës ka publikuar lajmin e pjesëmarrjen në Instagram dhe bashkë me të, ka promovuar edhe një linjë bluzash të dizejnuar posaçërisht për këtë rast. “Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilen e kam dizejnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne.

Në bluzë është stampuar shkronja ‘K’, është shkruar ‘Kosova’ dhe është vendosur harta e saj.

Nëse vetë Rita do ta veshë një bluzë të tillë gjatë performancës, e sigurt që edhe në publik do të jenë të shumtë ata që do të vishen me të.

Të veshësh një bluzë të krijuar nga Rita Ora është privilegj, mbi të gjitha pasi artistja shqiptare i ka dhënë provat me bashkëpunimet e saj me marka të njohura ndërkombëtare.