Linte orët, për të pirë kafe/ Ja çfarë ka qënë para se të bëhej e famshme – AlpeGossip
Linte orët, për të pirë kafe/ Ja çfarë ka qënë para se të bëhej e famshme

Linte orët, për të pirë kafe/ Ja çfarë ka qënë para se të bëhej e famshme

Dua Lipa u rikthye në Kosovë kur ishte 11 vjeçe, me familjen e saj. Ajo ndoqi shkollën private “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë, nga mosha 11 deri 15-vjeçare, para se të kthehej në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare bëri histori në “Brit Awards”, pasi u bë artistja e parë femër që merrte 5 nominime brenda një viti.

 

Ndërsa karriera e saj po kap majat, media prestigjioze britanike “Daily Mail” rikthehet pas në kohën e fëmijërisë së këngëtares.

Ajo ka siguruar një intervistë me ish-shokun e ngushtë të Dua Lipës.

“Ajo ishte një vajzë e mirë me ëndrra të mëdha për një karrierë në muzikë. Ishte e zgjuar dhe gjithmonë donte të mësonte gjëra të reja. Luajtëm në një film së bashku kundër drogës. E donte muzikën hip-hop dhe kishte të njëjtën fytyrë të këndshme si tani. Të gjithë e pëlqenin”.

Por, pothuajse si çdo nxënës, edhe Dua Lipa ishte e intriguar nga dëshira për të lënë orët e mësimit:

 

“Gjëja më e keqe që bënte, ishte të linte shkollën për të shkuar në kafene. Ishim miq të ngushtë, por nuk kam folur me Duan që kush u zhvendos në Londër”.