ZËNKA MES GRACIANOS DHE ALBI NAKOS/ Luana Vjollca “mollë sherri”? Balerini habit me deklaratën (FOTO) – AlpeGossip
ZËNKA MES GRACIANOS DHE ALBI NAKOS/ Luana Vjollca “mollë sherri”? Balerini habit me deklaratën (FOTO)

ZËNKA MES GRACIANOS DHE ALBI NAKOS/ Luana Vjollca “mollë sherri”? Balerini habit me deklaratën (FOTO)

Balerini i njohur profesionist Graciano Tagani prej 7 vitesh ishte pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos.

Së fundmi të gjithë u habitën teksa Graciano rrëfeu dhe me detaje se është larguar nga trupa e Albi Nakos në një mënyrë krejt të çuditshme. Por ajo çka urren ai te Albi është mosmirënjohja, duke e quajtur këtë të fundit të tillë.

Por e dinit se një ndër arsyet pse koreografi e ka hequr nga trupa është Luana Vjollca?

Si duket emisioni i Luanës edhe këtë here ka bërë që dy personazhe të prishin marrëdhëniet. Si duket një deklaratë e Gracianos në ‘Shiko kush luan’ është bërë ‘molla e sherrit’ dhe këtë e thotë vetë Graciano, teksa i ka kthyer përgjigje një prej ndjekësve të tij në Instagram. Siç e shihni edhe në foton më poshtë:

Epo tani s’kemi ç’themi tjetër veçse i urojmë çunave të rregullojnë marrëdhëniet dhe të bashkëpunojnë sërish!