“SI MAMA E VET…”/ Besniku poston foton e veçantë t vajzës, ja çfarë thotë Jonida Vokshi – AlpeGossip
“SI MAMA E VET…”/ Besniku poston foton e veçantë t vajzës, ja çfarë thotë Jonida Vokshi

“SI MAMA E VET…”/ Besniku poston foton e veçantë t vajzës, ja çfarë thotë Jonida Vokshi

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vitin që lamë pas dhe më 18 qershor të 2020 u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Emi.

Ata na kanë treguar disa herë momentet e bukura me të voglën e tyre, teksa vëmendje të madhe mori edhe Jonida me fizikun e përsosur menjëherë pas lindjes.

Dy javë pasi u bë nënë, moderatorja u rikthye në punë me energji të plotë, duke na surprizuar të gjithëve, teksa pjesën më të madhe të kohës të dy e kalojnë me vajzën e tyre.

Mbrëmjen e sotme Besniku “na ka qerasur” me një foto shumë të bukur të Emushes. Ai ka publikuar një Instastory ku Emi shihet e veshur e gjitha me rozë, teksa për shkak të temperaturave mban veshur edhe kapuç dhe shall.

Stylish si mama vet!“- ka shkruar Besniku krah fotos, e cila padyshim na ëmbëlsoi xhiron tonë në Instagram.

Ditën e djeshme e vogla ka bërë 6 muaj nga ardhja në jetë, teksa në 18 nëntor Jonida i ka bërë një dhuratë qytetit të Tiranës, duke mbjellë një pemë të cilës i ka vendosur emrin e vogëlushes.

Ndërkohë për sa i përket anës profesionale, moderatorja do të prezantojë këtë vit Festivalin e Këngës së bashku me Blendi Salaj.