NGA PROPOZIMI TE FUSTANI I DASMËS/ Shihni të gjitha detajet e martesës së Gjikos dhe Elitës (VIDEO) – AlpeGossip
NGA PROPOZIMI TE FUSTANI I DASMËS/ Shihni të gjitha detajet e martesës së Gjikos dhe Elitës (VIDEO)

NGA PROPOZIMI TE FUSTANI I DASMËS/ Shihni të gjitha detajet e martesës së Gjikos dhe Elitës (VIDEO)

Në shtator të këtij viti reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi i dhanë fund beqarisë, në një dasmë gjigande që mblodhi familjarë dhe emrat më të njohur të showbiz-it.

Vetëm dy muaj pas martesës publikohet një video me të gjitha detajet e kurorëzimit të dashurisë.

Video nis me deklaratat e prindërve të çiftit, ku nëna dhe babai i Elita Rudit shprehet se propozimi për fejesën në ditëlindjes e saj erdhi si surprizë.

Ndërsa prindërit e Gjikos shprehen se as ata nuk dinin gjë, por iu kërkua nga i biri që të ishin pjesë e festës së moderatores.

Nëna e Elitës emocionohet për të bijën që do të bëhet nuse, ndërsa shprehet mes lotëve se pati një ndjesi të veçantë kur Elita solli fustanin e parë të nuses (minuta 7:00).

Më tej në video moderatorja shprehet se ndihet shumë mirë dhe nuk është e emocionuar.

Në këtë regjistrim mblidhen të gjitha detajet e dasmës, nga përgatitja e fustanit të bardhë te zgjedhja e vendit ku do të mbahet martesa apo te përzgjedhja e verës.

Video rreth 17 minutëshe përfundon me urimet e të ftuarve për çiftin dhe me atmosferën festive gjatë dasmës.

“Ta dija që do të ishte kaq bukur do të martohesha më herët”, shprehet Gjiko. Ndërsa Elita thotë para kamerës: “Ishte një natë e paharrueshme”.