Sonte TRE koncerte. Noizy i lajmëron fansat të marrin me vete… (FOTO) – AlpeGossip
Sonte TRE koncerte. Noizy i lajmëron fansat të marrin me vete… (FOTO)

Sonte TRE koncerte. Noizy i lajmëron fansat të marrin me vete… (FOTO)

Kur vjen puna tek reperi, reperi që dallon më shumë në Shqipëri është Noizy, i cili këtë vit solli një larmishmëri këngësh dhe videoklipe nga më të ndryshmet… Reperi këtë vit në tërë kuptimin e fjalës e ka djeg fare.

Së fundmi ai ka publikuar këngën e cila u bë hit brenda disa ditëve dhe me siguri do të na shoqërojë deri në fund të verës. Bëhet fjalë për “Toto” e cila i ka kaluar mbi 22 milion views në Youtube.

Që reperi ka arritur shumë lart kjo gjë nuk ka nevojë për diskutime… makinat e shtrenjta, fansat e shumtë, jeta luksoze dhe koncertet e shumta që bën e kanë bërë reperin shumë të kërkuar.

Këtë gjë na e ka treguar edhe vetë reperi më anë të një fotoje që ka postuar në rrjetin e tij social Instagram me anë të një Instastory që ka postuar së fundmi.

“Sonte 3 koncerte & Boni gati shkrepsat se benzin kam vet ;)”, ka shkruar reperi si mbishkrim të fotos që ka hedhur ku me hashtag ka shkruar edhe fjalën “Toto”…

Me pak fjalë reperi po na tregon se është shumë në formë dhe gati t’i vendosë “zjarrin” kësaj vere.