“GJËJA MË E ULËT KUR…”/ Eixhel Shkira reagon e revoltuar në rrjetet social: As që më plas, por ka persona… – AlpeGossip
“GJËJA MË E ULËT KUR…”/ Eixhel Shkira reagon e revoltuar në rrjetet social: As që më plas, por ka persona…

“GJËJA MË E ULËT KUR…”/ Eixhel Shkira reagon e revoltuar në rrjetet social: As që më plas, por ka persona…

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, është shumë aktive në rrjetet sociale. Që në momentin që vendosi të zbulonte se ishte në pritje të ëmbël, ajo nuk ka ngurruar që herë pas here të postojë fotografi ku tregon barkun e rrumbullakosur.

E duke qenë se është një personazh publik, Shkirës i ndodh shpesh që të përballet me komente negative apo kritika nga ndjekësit e shumë në rrjetet sociale.

Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother VIP” duket se ka vendosur që të ‘demaskojë’ personat që e ofendojnë nëpërmjet mesazheve duke i publikuar fotot në ‘InstaStory’.

Gjithashtu moderatorja ka vendosur të flasë për këtë ‘fenomen’ të cilën e ka shqetësuar goxha kohëve të fundit. Nëpërmjet një videoje të publikuar në “Instagram”, Shkira u shpreh se ndjente nevojën të ndante opinionin e saj  dhe të përpiqet ta ndryshojë sadopak këtë problem pasi ka njerëz të cilët mund ta përjetojnë shumë keq.

VIDEO