“E PLOTËSUAR NË SHPIRT”/ Zaimina Vasjari publikon foton e veçantë me djalin e saj dhe i dedikon fjalët e ndjera – AlpeGossip
“E PLOTËSUAR NË SHPIRT”/ Zaimina Vasjari publikon foton e veçantë me djalin e saj dhe i dedikon fjalët e ndjera

“E PLOTËSUAR NË SHPIRT”/ Zaimina Vasjari publikon foton e veçantë me djalin e saj dhe i dedikon fjalët e ndjera

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të dytë më 21 mars. Modelja solli në jetë djalin e saj të cilin e pagëzoi me emrin Kamar.

Ish-missi është goxha aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë ndan për ndjekësit e saj momentet më të bukura familjare. Sot për Zaiminën është një ditë shumë e veçantë pasi vogëlushi i saj ka mbushur plot 6 muaj jetë.

 

Këngëtarja postoi në InstaStory një foto e cila është shkrepur gjatë momentit kur ajo solli në jetë Kamarin dhe krahas saj bëri dedikimin prekës për të birin.

“Gjashtë muaj me ty, me erën tënde, e plotësuar në shpirt me kaq shumë dashuri. Zoti të dhëntë jetë drita ime.Mami të do pafund Kamar!”– shkroi Vasjari.

Rikujtojmë se artistja ka edhe një vajzë, të quajtur Khloe. Zaimia dhe partneri i saj Klodiani janë ndër çiftet më të komentuara të shoëbiz, edhe pse janë munduar që jetën e tyre private ta mbajnë larg medias.