“PO QAJA SI FËMIJË”/ Morena Taraku kujton nënën me fjalët prekëse – AlpeGossip
“PO QAJA SI FËMIJË”/ Morena Taraku kujton nënën me fjalët prekëse

“PO QAJA SI FËMIJË”/ Morena Taraku kujton nënën me fjalët prekëse

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku ka prekur fansat me postimin e fundit, teksa kujton nënën me fjalët e ndjera. Në një postim ën Instastory, ajo ka treguar se ajo ka qenë te një shoqe, kur ka ndjerë erën e qumshtit të zier dhe kjo i ka kujtuar nënën e ka filluar të qajë si fëmijë. Morena ka rrëfyer se ka 17 vite që në kuzhinën e saj nuk e ndjen një erë të tillë dhe bëri thirrje për dashuri pa fund ndaj nënave.

‘Nuk kisha ndie kohë të gjatë erë të qumështit të zier… Isha tek një shoqe dhe nëna saj kishe vënë qumështin të ziej për të bërë kos, o Zot për një momente me doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk kisha nuhatur erë të tillë në kuzhinën e shtëpisë time.. më dolën lot. Po qaja si fëmijë nuk me kishe ndodhur kurrë… se di pse desha ta ndaj me juve… Duaji nënat sepse janë bota e njerëzimit.. Gjitha nënat e botës meritojnë dashuri pa fund’, ka shkruar Morena.

Disa muaj më parë këngëtarja tregoi edhe për situatën e vështirë që ka kaluar me babain e saj, i cili ishte i infektuar me Covid-19 dhe ishte në një gjendje aspak të mirë shëndetësore.