“SA SHPEJT KALOJNË VITET”/ Luana Vjollca publikon VIDEON dhe kujton me nostalgji një nga emisionet e saj – AlpeGossip
“SA SHPEJT KALOJNË VITET”/ Luana Vjollca publikon VIDEON dhe kujton me nostalgji një nga emisionet e saj

“SA SHPEJT KALOJNË VITET”/ Luana Vjollca publikon VIDEON dhe kujton me nostalgji një nga emisionet e saj

Luana Vjollca pak muaj më parë mbylli me sukses sezonin e “Shiko kush luan”, i cili ka qenë një nga programet më të ndjekur për vite me radhë. Moderatorja e njohur ka shumë vite që është pjesë e televizionit “Top Channel”, ku i janë besuar disa formate televizive të rëndësishme. Së fundmi ajo ka kujtuar me nostalgji një nga programet që ka drejtuar gati 5 vite më parë.

Luana ka ndarë në Instagram një video të saj nga rubrikë “Dueli i heshtur”, ku moderatorja Liesa Haxhiasllani imiton Vjollcën.

“Sa shpejt kalojnë vitet. Një nga emisionet e mia ‘Duel i heshtur’ 5 vite më parë”, ka shkruar Luana me nostalgji përkrah videos.

Luana ka trreguar këto ditët e fundit se tashmë si fokus kryesor ka muzikën. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja dhe moderatorja e njohur zbuloi se po bëhet gati për këngën e re dhe xhirimet kanë nisur.

Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq duke punuar buzë detit dhe mesa duket ajo ka gati projektin e ri muzikor. U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave.

Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndau edhe një foto ku u shfaq e veshur me të bardha si një zanë magjike, teksa zbuloi për fansat titullin e këngës së saj të re. “1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti të cilin ajo po e punon me shumë përkushtim e dashuri.