Po unë si të plakem? Ta lë në dorë të Zotit, apo në dorë të…? (FOTO) – AlpeGossip
Po unë si të plakem? Ta lë në dorë të Zotit, apo në dorë të…? (FOTO)

Po unë si të plakem? Ta lë në dorë të Zotit, apo në dorë të…? (FOTO)

Kush na i la ne në dorë? Kur vjen, vjen edhe pse asnjë nuk i do të shkretat vite të pleqërisë. Po i shtyjmë e po i maskojmë pas bojës së flokëve, kremit të rrudhave por edhe pas shiringave e ndërhyrjeve aq shumë të përfolura. Të gjitha bëhen veç për një qëllim: për t’iu larguar edhe ca viteve e për të shmangur akoma atë pamjen që ndoshta një grua do ta urrejë gjithë jetën: plakjen. Vetëm në qofsh e bukura e dheut mund t’i shpëtosh frikës që të sjellin rrudhat, thinjat, kërrusja e, mos o Zot, edhe ndonjë lëkundje
e kujtesës a dëgjimit. Ama kur sheh ca zonja, që plakja veç i ka lezetuar, s’mund të kërkosh më shumë, veçse të bëhesh të paktën sa gjysma e tyre. Ka edhe nga ato që thjesht i kanë hapur derën, edhe pse vitet kanë zhdukur gjurmë të tipareve mbi fytyrat më të bukura në botë. Siç ka të tjera që Zoti i ka mbajtur me hatër apo të tjera akoma që pa u marrë fare me Zotin,  e kanë gjetur vetë zgjidhjen se si të vazhdojnë të mbeten të reja e të bukura. Ti si do doje të plakeshe?

Claudia Cardinale

Ç’të thuash për më të bukurën grua italiane që ka mbetur e tillë edhe 80 vjeç? Thonë se Claudia Cardinale është plakja më e bukur që na ka ndodhur para syve. Nuk është më brunia e parezistueshme, por është një nga gratë më të fisme të botës, që vazhdon të japë intervista e të thotë fjalë të mençura. Mund edhe të mos i thoshte hiç këto të fundit e ne prapë do na pëlqente ta mendonim kështu veten para pasqyrës  kur të mos kemi më kolagjen nën lëkurë.

Soafia Loren, 83 vjeç

Thonë, por edhe duket, se Soafia Loren nuk e ka lënë veten ta mposhtë forca e gravitetit. Një nga gratë më të bukura të botës mbase nuk do ta përballonte dot ta shihte veten të plakur. Ka vendosur të mbajë pamjen e një zonje 60 vjeçare edhe pse goxha më shumë se aq. Me ca ndërhyrje por përfundimi është një pamje ende shumë e bukur. Kur s’po bëjnë dot të rejat pa një çikë shiringë pse ta përjashtojmë edhe këtë lloj mirëmbatjeje tek zonjat me moshë të thyer? Në fund të fundit gratë kanë koncepte të ndryshme për
plakjen. Soafia e pati kështu. Jeni të lira të bëni edhe plane të tilla.

Margarita Xhepa, 86 vjeç

Sado të gjatë ta bënim listën e zonjave të kinemasë botërore, Margarita Xhepa është sa për dhjetë. Mbeti përherë e bukur ajo lule margaritë. E bukur sa ishte vajzë. E bukur sa ishte grua. Akoma shumë e bukur tani që është e moshuar e i ka kaluar 80 vjeçët, me flokët bjondë përherë të kapur, sytë e qeshur e lëkurën e lëmuar. Si ia ka bërë? E ka lënë plakjen vërtet të vijë, ama me zgjuarsi ka mbajtur pa prekur tiparet që e kanë identikuar gjithë jetën: modelin e flokëve, ballin e dukshëm, stilin dhe buzëqesh.

Brigitte Bardot, 83 vjeçe

Për ikonën e bukurisë franceze mund të gjesh edhe shkrime që thonë se bukuria e saj jo vetëm
që ka perënduar, por tani që është e moshuar ngjan me një plakë aspak të bukur. Nuk e dimë se
ç’mendimi keni ju kur shihni Brigitte-n. Ne duam thjesht t’ju sjellim edhe këtë lloj moshimi. Një
grua që nuk ka bërë asgjë për të ndaluat shenjat e dukshme që vitet  lënë. As bojë okësh
madje, përveç dy balukeve dhe lapsi i zi i syve, si gjurmë të asaj bukurie tronditëse, tek të cilat
kapet fort edhe pse aq pak i ka mbetur.

Jane Fonda, 80 vjeçe

Ajo ka forcën të hedhë përtokë çdo vajzë të re me të cilën rastësia e ka takuar të veshë të njëjtin fustan. Më bukur kushdo qoftë apo linjat e Jane Fonda-s? Dhe përherë ka fituar Jane. Ajo është zonja tipike me të cilën natyra është treguar shumë bujare. E ka plakur por nuk i ka prekur zionominë. Jane mbetet Jane, elegantja e përjetshme dhe forca e syve që qeshin edhe pse me rrudha. Për të s’ mund të thuash veçse në plakje paçim fatin e saj.