PROBLEME SHËNDETSORE? Ja rastet kur fajin e kanë hormonet – AlpeGossip
PROBLEME SHËNDETSORE? Ja rastet kur fajin e kanë hormonet

PROBLEME SHËNDETSORE? Ja rastet kur fajin e kanë hormonet

Hormonet janë substanca kimike të cilat ndikojnë funksionin e qelizave dhe organizmit.

Është normale që nivelet e tyre të ndryshojnë gjatë fazave të ndryshme të jetës suaj, si përshëmbull para ciklit menstrual ose gjatë një shtatzënie apo në menopauzë. Nga ana tjetër, ka disa situata shëndetësore të cilat mund të reflektojnë në një çrregullim hormonal duke i bërë ato të shkojnë lartë apo poshtë.

Çrregullime të ciklit

Çrregullimi i ciklit menstrual, ardhja e tyre me vonesë apo mungesa për disa muaj, mund të tregojë problem të mangësisë së disa hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni. Kur ky fenomen shfaqet në moshën 40-50 vjecare, mund të jetë tregues i afrimit të menopauzës. Mungesa e ciklit mund të jetë gjithashtu tregues i polikistitit oval, prandaj në këtë rast duhet të këshilloheni me mjekun gjinekolog.

Probleme me gjumin

Nëse keni probleme pagjumësie apo nuk bëni gjumë të mirë natën, shkaktar mund të jetë nivel i ulët i progesteronit. Kur estrogjeni prodhohet me pakicë, mund të shkaktojë afshe dhe djersitje gjatë natës. Në të dyja rastet, rezultati është një gjumë jo shplodhës.

Akne

Një shpërthim përpara apo gjatë ciklit tuaj është normal, por aknet të cilat nuk largohen mund të jenë reflekti i një problemi hormonal. Nëse trupi juaj prodhon me shumicë “androgjene” (hormone mashkullore), mund të ngacmojë gjëndrat yndyrore të punojnë më shumë. Androgjenet ndikojnë gjithashtu në qelizat e lëkurës, në folikulat e qimeve, me pasojë mbylljen e poreve dhe shkaktimin e aknes.

Humbje e shkathtësisë mendore

Shkenca nuk është e qartë se si hormonet ndikojnë në trurin e femrës, por dihet se probleme të estrogjenit dhe progesteronit shkaktojnë turbullim dhe humbje të memories, vështirësi në përqendrim dhe në kthjelltësi. Ulja e zhdërvjelltësisë mendore dhe humbja e memories mund të lidhen edhe me çrregullime të hormoneve të tjera si asaj të tiroides.

Fryrja e barkut

Aparati ynë tretës është plot me receptorë të cilët “komunikojnë” me estrogjenin dhe progesteronin. Si pasojë, një ulje e prodhimit të këtyre hormoneve ndikon ndjeshëm në tretjen e ushqimit. Kjo është arsyeja përse përpara ciklit mund të keni diarre, përzierje stomaku apo dhimbje barku. Nëse problemet e tretjes janë të vazhdueshme dhe shoqërohen me akne dhe lodhje, hormonet tuaja mund të jenë të “fikura”.

Lodhje e vazhdueshme

Nëse ndjeheni e lodhur pjesën më të madhe të kohës, pa ndonjë arsye konkrete, ka shumë mundësi që të keni çrregullim hormonal. Lodhja kronike është një ndër shenjat më konkrete të problemeve hormonale. Nëse tiroidja juaj nuk funksionon siç duhet, ju mund të ndjeheni të pafuqishëm dhe pa energji.

Luhatje humori

Ekspertët mendojnë se luhatjet e humorit mund të jenë pasojë e luhatjeve hormonale. Estrogjeni është një hormon i cili ndikon drejtpërdrejtë neurotransmetuesin – serotonine, e cila është përgjegjëse për gjendjen tonë shpirtërore, por ka edhe hormone të tjera që lidhen me humorin si p.sh., kortizoli.

Dhimbje koke

Shumë faktorë mund të jenë shkaktarë për dhimbjet e kokës, por edhe estrogjeni luan një rol të ndjeshëm. Kjo është arsyeja përse dhimbjet e kokës shfaqen më shumë përpara ciklit. Dhimbje koke në periudha fikse gjatë muajit mundet të lidhen pikërisht me rënie të estrogjenit.

Tharje vaginale

Estrogjeni luan rol në hidratimin e mureve vaginale. Një rënie në nivelin e tij mund të shkaktojë tharje dhe diskomfort. Nëse ky fenomen zgjat dhe bëhet i vazhdueshëm, duhet të këshilloheni me gjinekologun tuaj.

Ndryshime të gjoksit

Ulje – ngritjet e estrogjenit mund të ndikojnë në ulje – ngritje të indit që formon gjoksin e femrës. Kur estrogjeni është i lartë, mund të shkaktojë edhe kiste apo masa të forta te gjinjtë. Në këto raste është mirë të këshilloheni me mjekun.

Oreks dhe shtim në peshë

Një rënie në nivelet e estrogjenit shkakton rënie në gjendjen e humorit dhe dëshira për të ngrënë rritet. Kjo është një nga arsyet përse femrat fillojnë të shtojnë në peshë kur kanë probleme hormonale. Niveli i ulët i estrogjenit ndikon gjithashtu në uljen e hormonit të quajtur ”leptin”, i cili kontrollon urinë