Klaudia Pepa ndodhet në Tiranë, Albi shihet në krahët e një balerine tjetër (FOTO) – AlpeGossip
Klaudia Pepa ndodhet në Tiranë, Albi shihet në krahët e një balerine tjetër (FOTO)

Klaudia Pepa ndodhet në Tiranë, Albi shihet në krahët e një balerine tjetër (FOTO)

Një ndër ndarjet më të bujshme të vitit që lamë pas, ishte pikërisht ajo e koreografit të njohur Albi Nako nga Klaudia Pepa. Për arsyet nuk u fol asnjëherë, por u duk që ndarja e tyre ishte paqësore, nisur nga video mesazhi që Klaudia i bëri Albit, teksa ishte i ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ ku nuk munguan etiketime si “person i dashur, maestro, apo edhe vëllai madh”.

 

“Unë e di se kush është sot aty dhe dua të bëj një përshëndetje për një person të dashur, për maestron, për shokun dhe vëllain tim të madh. Respekt dhe mirënjohje gjithmonë për ty Albi dhe për familjen tënde të mrekullueshme. Përqafime!”, ishte mesazhi i shkurtër i Klaudias për koreografin e njohur, i cili u përlot në studio nga këto fjalë të ish-bashkëshortes. Ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, madje për një kohë të gjatë, pasi deklaruan ndarjen e tyre, vijonin të shkëmbenin edhe komente. Mirëpo duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar shumë në marrëdhënien e tyre…ata nuk janë më as “shokë” sa ishin pasi u divorcuan.

Balerina e njohur ka mbërritur në Tiranë pak ditë më parë dhe ndër personat e parë që ka takuar ka qenë Ardit Gjebrea, i cili ka qenë si një “kumbar i dashurisë së tyre”. Ishte pikërisht skena e ‘E diela Shqiptare”, ku Albi i propozoi për martesë prima balerinës së trupës së tij të , e po ashtu edhe vendi ku dashuria e tyre u kurorëzua në martesë.

Por teksa Klaudia ka ardhur në Tiranë, Albi është parë në shoqërinë e një balerine tjetër. Ajo është Alba Hoxha. Çifti i balerinëve është parë kudo së bashku, madje edhe tek dentisti.

Me largimin në Itali të Klaudias, ishte Alba ajo që zuri vendin e saj (ndonëse jo pa meritë). Në intervistën e parë që Alba dha pasi u përzgjodh si moderatorja e motit në TV Klan, balerina nuk nguroi të përmendte koreografin e saj pasi pikërisht ai që ia kishte sugjeruar që të merrte pjesë tek audicionet që po zhvilloheshin; në pothuajse çdo fund performance në spektaklin ‘Dance With Me’, Albi nuk nguronte ta komplimentonte atë, e cila nga një “dru i pagdhendur” që ishte në fillim ishte shndërruar në një prima balerina, madje- madje nuk kanë munguar edhe disa kunja nga konkurrentët e tjerë lidhur me raportin e tyre të “veçantë”.