Fjorentina e Big Brother në një marrëdhënie të re dashurie/ Shihni çfarë mesazhi ka për Olsin (FOTO) - AlpeGossip
Fjorentina e Big Brother në një marrëdhënie të re dashurie/  Shihni çfarë mesazhi ka për Olsin (FOTO)

Fjorentina e Big Brother në një marrëdhënie të re dashurie/ Shihni çfarë mesazhi ka për Olsin (FOTO)

Fjorentina dhe Olsi kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur të Big Brother 9. Lidhja dhe ndarja e tyre u komentua mjaft, madje herë pas here ata kanë folur edhe për ndjenjat apo mendimin që kanë ruajtur për njëri-tjetrin.

Ditën e djeshme, Fjori ka bërë në Instagram “Questions”, ku sigurisht nuk mund të mungonin as pyetjet për Olsin.

“A mendon ndonjëherë për Olsin?”- është pyetur ish-banorja, e cila nëpërmjet asaj që ka shkruar ka zbuluar jo vetëm që nuk mendon më për të shkuarën, por që mund të ketë nisur një histori të re dashurie.

“Unë nuk mendoj më për atë djalë, mendimet e mia janë diku tjetër tani. Personit s’po i bëj tag se pastaj fillojnë njerëzit, kështu që më mirë enigmë.” – shprehet ajo.

Por sigurisht nuk ka mbaruar me kaq, pasi një tjetër komentues e ngacmon duke thënë se është i sigurt që Fjori e pëlqen ende Olsin.

“Mos ka Olsi pëlqim për mua prapë se unë jo njëherë, ta siguroj. Gjithësesi mendimi yt!”- duke dashur kështu t’i japë fund njëherë e mirë këtij diskutimi.