Eshtë zyrtare: Eneda Tarifës i rri shumë për shtat karrigia e trajneres në ‘The Voice Kids’. Në 3 puntatat e para të audicioneve të fshehura e kemi parë këngëtaren të preket e të mbushet me emocione nga performancat e fëmijëve, duke na lënë të kuptojmë se Eneda, ndonëse shfaqet si një grua shumë e fortë, ka edhe ajo pikat e saj të dobëta (si të gjithë ne, në fakt).
Por një detaj shumë i këndshëm në “The Voice” këtë të premte, nuk na shpëtoi neve të Blitz.al.
Në përfundimin e një konkurrenti i cili kishte zgjedhur zhanrin ‘rock’ me një zë shumë potent për të qenë rroker i ardhshëm, Eneda bëri një koment shumë interesant. “Mua më pëlqeve shumë, ndoshta edhe ngaqë jam mësuar me këtë model të kënduari gjithë jetën rreth e rrotull meje, nëse më kupton” – tregoi ajo disi e prekur duke nënkuptuar kështu ish bashkëshortin e saj, Erion Zaloshnja i cili ka qenë gjithë karrierën e tij i dedikuar ndaj rrokut. Eneda dhe Erioni i dhanë fund martesës së tyre vitin e kaluar, pasi kishin plot 18 vite të lidhur me njëri tjetrin. Dashuria e tyre është kurorëzuar me një vajzë, Arian, të cilën mami Eneda e përmend shpesh në “The Voice Kids”.