NDRYSHE NGA HERËT E TJERA/ Bleona Qereti sjell hitin e viteve ’80, shkak bëhet zjarri në Kaliforni (VIDEO) – AlpeGossip
NDRYSHE NGA HERËT E TJERA/ Bleona Qereti sjell hitin e viteve ’80, shkak bëhet zjarri në Kaliforni (VIDEO)

NDRYSHE NGA HERËT E TJERA/ Bleona Qereti sjell hitin e viteve ’80, shkak bëhet zjarri në Kaliforni (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti ka disa vite që bën projekte muzikore për tregun ndërkombëtar. Ndryshe nga herët e tjera, ajo këtë herë ka surprizuar publikun duke risolli hitin e viteve 1980 nga Pupo, “Su Di Noi”.

Me anë të një njoftimi në Instagram, Bleona zbuloi se vendosi ta publikonte videon për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi në Malibu. Një pjesë e madhe të skenave në klipin muzikor, ku vihen re format e mira trupore të këngëtares janë xhiruar në plazhet e Malibusë.

“Kjo është një nga këngët më të dashura për mua. Është pak nga muzika me të cilën u rrita si artiste që fëmijë. Kush më njeh personalisht e di që unë kam mësuar italisht vetëm që të kuptoj këngën time të preferuar. Ende sot e këndoj ‘Su Di Noi’ në çdo koncert timin. Kjo video nuk ishte bërë për t’u publikuar, por me ngjarjet që ndodhën në Malibu, gjithçka mori tjetër kuptim. Kjo video ka një vend special në zemrën time sepse është xhiruar në një nga plazhet më të bukura në botë. Doja që ta ndaja me të gjithë si një dhuratë plot dashuri dhe dritë”, shkruajti Bleona.

Në nëntor të 2018, një zjarr i tërbuar në jug të Kalifornisë përfshiu resortet e plazhit në Malibu, ku kanë shtëpitë shumë yje të Hollivudit, duke lënë ndërtesa të djegura dhe duke bërë që banorët të largohen.

 

View this post on Instagram

This is one of my most favorite records, some of the music that I grew up with, and one of the many Italian songs that helped shaping me as an artist when I was a kid. For whoever knows me personally, they also know that I learned Italian just to understand what the meaning of my favorite italian songs was….To this day I sing this song in almost all my concerts, It is called “Su Di Noi” from the one and only Pupo. The video of it, was originally NOT meant to be released, but with what happened in Malibu, this video has now a very special place in my heart. It was shot in one of the most beautiful beaches in the world – El Matador Beach in #Malibu #California and I wanted to share as a gift for all of you to spread love and light. So here I am … next to you…the sky is blue in Malibu…. Full video on my YouTube channel A huge thank you to @jeffreykellydp – without you this would be not possible ❤️ @kaneepa @singmastering @marjanmalakpour @kipzachary @clydehairgod @justinjacksonhair @bryansmaller @company_3 @sunset_edit @nazelikodj @adamlimapix #Samileka #ilovemalibu #sudinoi #bleona #nightshot

A post shared by Bleona (@bleona) on