“THE VOICE KIDS”/ Revoltohet prindi i një vajze konkurrente: U kërkon llogari, të heqin nga transmetimi – AlpeGossip
“THE VOICE KIDS”/ Revoltohet prindi i një vajze konkurrente:  U kërkon llogari, të heqin nga transmetimi

“THE VOICE KIDS”/ Revoltohet prindi i një vajze konkurrente: U kërkon llogari, të heqin nga transmetimi

Prej disa javësh ka filluar programi i dashur për fëmijët “The voice Kids”, por duket se jo çdo gjë është aq e pastër dhe fëmijnore sa duket nga ekrani.

Një prind i një vajze pjesëmarrëse është revoltuar me organizatorët pasi nuk kanë transmetuar konkurrimin e vajzës të saj. Nëna e vajzës konkurrente ka vendosur që këtë lajm ta bëjë public nëpërmjet një postimi në Facebook, ku dhe shkruan se do të hap gjyq ndaj spektaklit.

“Zhgënjim total nga organizatorët e “The Voice Kids”. Mesa duket kur u kërkon llogari për fikjen e mikrofonit gjatë këndimit të Perlës, aa zgjedhin të të heqin fare nga transmetimi pa asnjëlloj paralajmërimi. Por prap më mirë që gjykatat janë ende funksionale. Ky lajmërim është për të gjithë ju që me javë të tëra keni pritur daljen e Perlës në Voice”.- shkruan ajo.

Pas kësaj duket se jo çdo gjë po shkon mirë me këtë program, ndonse kjo nënë mund të jetë e para që e bën publike këtë rast dhe nuk hiqet mundësia për të patur edhe prindër të tjerë të pakë. Gjithsesi kjo mbetet për tu parë … Pas këtij postimi nuk e dimë ende se cili do të jetë edhe reagimi i organizatorëve të “The Voice Kids”.