Erjon Geca, ish-konkurrenti i “Për;puthen” ka qenë i pari dhe i vetmi që ka mbështetur teorinë e Teas dhe Andit se produksioni i ka detyruar të dalin çift me njëri-tjetrin. Ai ka treguar se disponon një bisedë telefonike në të cilën stafi i programit është vënë në dijeni për lidhjen e fshehtë dhe se nuk ka marrë asnjë masë.
“Mos thoni më se produksioni s’ka qenë në dijeni se ju betohem ua hodha bisedën telefonike, që produksioni u vu në dijeni dhe vazhduat t’i mbanit edhe pse e dinit të vërtetën që ishte jashtë studios. Ja ta them unë pse nuk i la të lidheshin bashkë. Donte t’i mbante peng deri në fund, për arsye audience, pasi pa se çiftin e donte publiku dhe po merrte shumë klikime emisioni. Problemi i produksionit ishte t’i mbante këta me shantazh, me atë dreq kontrate, që të rrinin deri në fund, që të arrihej misioni fake, që ju detyruat të bëhej ashtu. Sepse me këtë çift të detyruar që bëtë, produksioni lëpinte buzët duke numëruar klikimet. TURP për këtë që po bëni, lërini të lirë të krijohen vetë çiftet e jo t’i detyroni ju për klikime. Ekziston një bisedë telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios duke vërtetuar me foto këto gjëra dhe produksioni lutet që të mos të dalin ato foto, sepse i interesonte t’i mbante në studio për efekt audience dhe jo t’i linte të lirë dhe thotë mos hidh gjë se deri në janar do i mbaj, pastaj do dalin çift. Dhe këtë bisedë telefonike e posedoj unë, por duke qenë se është konkurrent më duhet të marr okay nga personazhi që ta hedh dhe besoj se jemi në rrugën e duhur, se s’dua të bëj pabesi ndaj tij, por nëse ndodh që mashtrimet vazhdojnë, atëherë do e nxjerr pa menduar fare më gjatë. DURIM dhe do dëgjoni të vërteta që vetë produksioni i pranon dhe i thotë”, shkroi ai disa ditë më parë.
Ndërkohë sot Erjoni ka publikuar një video kur ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” disa muaj më parë, pas skandalit Ana-Arjon. Që në atë kohë ai ka treguar se brenda emisionit janë krijuar dy lidhje të fshehta dhe sot ka paralajmëruar Olsa Muhametin se do të zbulojë gjithçka. Ai shprehet se autorja e programit di çdo gjë, por nuk merr masa, sepse ka vëmendje maksimale nga publiku dhe do klikime.
“Kur e dija ( un ) nrm qe e dije dhe ( TI ) madje ti di akoma me shum dhe prap nuk po mer masa eleminimi po e mban dhe rastin e dyte aty sepse njesoj si me te parin po e mban ngaqe ka vemendje dhe ti mer klikimet prandaj nuk e eleminon dhe pse di gjithcka… pa merak do te dali dhe ky rast por te sqarojme publikun me kte rastin e pare i here sepse vazhdon dhe thua se skemi qene ne dieni Sot mbazdite do dali qe ju keni qene ne dieni dhe madje edhe per shum gjera tjera is the truth never stop to show it”, shkruan Erjoni.