SHTËPIA IU DOGJ NGA ZJARRET/ Aktori Antony Hopkins jep mesazhin pozitiv: E vetmja gjë që marrim me vete është dashuria që japim – AlpeGossip
SHTËPIA IU DOGJ NGA ZJARRET/ Aktori Antony Hopkins jep mesazhin pozitiv: E vetmja gjë që marrim me vete është dashuria që japim

SHTËPIA IU DOGJ NGA ZJARRET/ Aktori Antony Hopkins jep mesazhin pozitiv: E vetmja gjë që marrim me vete është dashuria që japim

Anthony Hopkins ishte një nga shumë aktorët e famshëm që pa shtëpinë e tij të digjej nga flakët mes zjarreve shkatërruese në Los Anxhelos.

Fotot që janë shfaqur tregojnë se aktori legjendar, i cili festoi ditëlindjen e tij të 87-të më 31 dhjetor, humbi shtëpinë e tij në Pacific Palisades, vendi nga ku ai shpesh ngarkonte video të tij duke luajtur piano në TikTok. Sipas Daily Mail, aktori u transferua atje në vitin 2021 pasi shtëpia e tij në Malibu ishte në rrezik dhe mezi i shpëtoi zjarrit ne Woolsey në 2018, ndërsa shtëpia e tij në Londër u shkatërrua gjithashtu nga zjarri në vitin 2000.Hopkins vendosi të bënte një postim në llogarinë e tij në Instagram, me të cilin donte të jepte mesazhin e tij pozitiv në mes të fatkeqësive të tmerrshme.

Në postim thuhet: “Ndërsa ne të gjithë përpiqemi të shërohemi nga shkatërrimi i këtyre zjarreve, është e rëndësishme të kujtojmë se e vetmja gjë që marrim me vete është dashuria që japim”.