Një muaj më parë moderatori Labinot Gashi dhe bashkëshortja e tij Qëndresa u bënë prindër për herë të parë.
Sot me rastin e 1-mujorit të vajzës Rroa, çifti publikoi një foto së bashku me vogëlushen.
“Bekimi ynë sot 1 muaj, Rroa”, shkruan Qëndresa në foton e publikuar në Instagram.
Në foto çifti shfaqet duke i mbajtur dorën vajzës së tyre, të cilës nuk arrijmë t’i dallojmë dot fytyrën.