EDHE PSE TË NDARË/ Ish- e dashura e Don Xhonit nuk heq dorë nga reperi. Modelja ruse bën komentin ‘epik’ në foton e tij – AlpeGossip
EDHE PSE TË NDARË/ Ish- e dashura e Don Xhonit nuk heq dorë nga reperi. Modelja ruse bën komentin ‘epik’ në foton e tij

EDHE PSE TË NDARË/ Ish- e dashura e Don Xhonit nuk heq dorë nga reperi. Modelja ruse bën komentin ‘epik’ në foton e tij

Dhe pse i kanë dhënë fund romancës së tyre prej një viti, Don Xhoni dhe Ariana Lirey, vazhdojnë ende të mbeten në qendër të vëmendjes.

Ndarja e reperit dhe modeles ruse bëri bujë të madhe pas deklaratave dhe akuzave të forta që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Disa kohë më parë, bukuroshja zbuloi nëpërmjet një bisede se ata i kanë rregulluar raportet mes tyre.

E duket se modelja vazhdon të mos heqë dorë nga reperi dhe kjo ëshë vënë re nga komentet që ajo bën në postimet e tij në Instagram.

“булочка”- ishte komenti që ka bërë Ariana në foton e fundit të Don Xhonit, një fjalë rusisht e cila përkthehet “simite” ku e shoqëron me emojin e një ananasi por nuk ka marrë një përgjigje nga reperi më të cilin as nuk ndiqet në rrjetet sociale.

Kujtojmë se lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.

Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

“Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkruante asokohe Ariana.