“BOLL DRAMA KA KY VEND…”/ Arbër Hajdari reagon për batutat dhe opinionet që ka dhënë në “BBV2” – AlpeGossip
“BOLL DRAMA KA KY VEND…”/ Arbër Hajdari reagon për batutat dhe opinionet që ka dhënë në “BBV2”

“BOLL DRAMA KA KY VEND…”/ Arbër Hajdari reagon për batutat dhe opinionet që ka dhënë në “BBV2”

Ky Big Brother ka qenë dhe është shumë i vështirë për t’u analizuar, për tu komentuar e për të dhënë një opinion personal pikërisht për përmasat gjigande që ka marrë dhe ndjeshmërisë së madhe që secili nga personazhet ka në publik. Gjatë gjithë jetës dhe punës sime kam si parim të mos cënoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd duke u përpjekur për të qenë i drejtë e racional.

Shumë prej ish-banorëve të këtij edicioni të dytë, por edhe të edicionit të parë e personazheve të tjerë Vip gjithmonë kanë komentuar në rrjete sociale duke dhënë opinionet e tyre rreth lojës së banorëve, fjalëve dhe veprimeve të tyre gjithashtu edhe opinioneve opinionistët e programit Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari japin për banorët. E ditën e sotme ka qenë Arbri i cili ka postuar një shkrim në Instastory drejtuar gjithë ndjekësve të tij dhe të këtij programi rreth opinioneve dhe mendimeve që ai ka shprehur deri më sot në këtë format, për të cilat edhe është mbështetur, por edhe gjykuar.

Ky është një spektakël, një show televiziv dhe jo një arenë gladiatorësh ata aty brenda, por edhe ne këtu jashtë që jemi të përfshirë, jemi njerëz normalë me të mirat dhe të këqijat tona, por ndryshimi është që ata aty brenda po ju argëtojnë prej 103 ditësh dhe nuk meritojnë asnjë lloj linçimi publik.

Shprehja e një opinioni personal për lojën e tyre nuk do doja kurrsesi të përkthehej në sulm karshi asnjërit prej konkurentëve.

Nëse unë kam bërë dy batuta me konkurentët ka ndodhur sepse ky është një show dhe si i tillë të gjithë duhetta marrin pak më me lehtësi e sportivitet.

Big Brother është për argëtim, jo për të shfryrë, sharë dhe ofenduar askënd.