“NJERËZ BOSH”/ Monika Lubonja i përgjigjet Arjolës dhe Ilirit – AlpeGossip
“NJERËZ BOSH”/ Monika Lubonja i përgjigjet Arjolës dhe Ilirit

“NJERËZ BOSH”/ Monika Lubonja i përgjigjet Arjolës dhe Ilirit

Dikur Monika Lubonja, Arjola Demiri dhe Ilir Shaqiri kishin krijuar një raport të afërt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, mirëpo, gjërat ndryshuan shumë shpejt kur dolën jashtë. Pas krisjes së raportit të Monikës me Ilirin, e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Arjolën.

Madje, ata nuk kursejnë dhe thumbat nëpër rrjete sociale. Së fundmi, Monika iu është përgjigjur Ilirit dhe Arjolës me disa vargje të poezisë ‘Bota plot me njerëz bosh’ të Dritëro Agollit: “Njerëz plot nëpër dyqane, njerëz plot në çdo qosh. Njerëz plot nëpër urbane, bota plot me njerëz bosh”.

Më herët, Arjola publikoi një foto kur ishte brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. “Hej Subhanallah o yll bote. Çuditem si nuk zura mend. Ma the po kujt ja the!”, shkroi ajo duke iu drejtuar Ilirit. Kjo u pa si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj ish mikeshës së saj.

Iliri ripostoi postimin e Arjolës ku si mbishkrim i vendosi shprehjen që disa ditë më parë thumboi Monikën. “A ke pleh me shit”.