“PLAS” MES KEJSI TOLËS DHE FLORI MUMAJESIT? Ja detaj që sapo na bëri të dyshojmë (FOTO) – AlpeGossip
“PLAS” MES KEJSI TOLËS DHE FLORI MUMAJESIT? Ja detaj që sapo na bëri të dyshojmë (FOTO)

“PLAS” MES KEJSI TOLËS DHE FLORI MUMAJESIT? Ja detaj që sapo na bëri të dyshojmë (FOTO)

Ti më ke mua” e Kejsi Tolës është padyshim një prej produksioneve muzikore më të bukura të festivalit “Kënga Magjike” që mban vulën e kompozitorit të njohur dhe për të cilin ajo është shprehur se i ka dhuruar këngën e jetës.
Që ka kimi mes Flor Mumajesit dhe Kejsi Tolës kjo është pak por e sigurt, ama nuk e dimë nëse kimia është thjesht artistike apo shkon edhe tej skenës.
Ditën e djeshme në programin “E diela Shqiptare” në një takim mes finalistëve të festivalit, në momentin që Kejsi po këndonte “Ti më ke mua” Flori është ngritur për ta shoqëruar përformancën e këngëtares me një vallëzim dhe si padashje situata u bë shumë romantike.
Imagjinoni tani, në sfond melodia fantastike e këngës që ndërthurej me zërin e ëmbël të Kejsit, dhe sikur të mos mjaftonin, të gjitha këto u shoqëruan me një vallëzim mes saj dhe Florit, që për më tepër i drejtoheshin njëri-tjetrit me fraza nga teksti këngës duke u parë në sy.

E gjithë atmosfera u bë aq e bukur, sa për një moment na u duk të gjithëve sikur po shihnim një sekuencë filmi romantik. Dhe siç mund të pritej për një performancë të tillë spontane që nuk para ndodh ta shohim shpesh nëpër ekrane, menjeherë me të mbaruar programi, shpërthyen video të këtij momenti që publikoheshin nga fansat nëpër rrjete sociale.

Por nëse menduam që gjërat mbeten aty dhe filmi mbaroi me kaq, e paskemi pasur gabim.
Fituesi i edicionit të 20-të të “Kënga Magjike” ka postuar ditën e sotme në profilin e tij në Instagram, një foto të shkëputuar pikërisht nga performanca e djeshme duke perforcuar kështu zërat për një raport më të ngushtë mes tyre.
Në foto shfaqet një shtrëngim duarsh mes tij dhe Kejsit , e cila shoqërohet me një mbishkrim shkëputur nga teksti i këngës “Ti më ke mua”.
“Mërzitem edhe unë me ty ndonjëherë, më shumë për gjëra koti që nuk kanë vlerë. Por e gjej gjithmonë një motiv më fal të them, s’të gënjej dot përmendesh ti më njeh”- shkruhet mbi foto.
Nuk e dimë se si mund të jenë realisht marrëdhëniet mes dy artistëve dhe nuk mund ta themi me siguri nëse janë më shumë se miq, ama ndjekësve duket se po i shijon shumë ky raport.
Emoji me sytë plot zemra dhe aludimet për një lidhje janë komentet më të shpeshta poshtë fotos.

“Plasi më duket”- shkruan një tjetër komentuese, duke e lidhur situatën e krijuar edhe me titullin e këngës fituese të Florit.