Reperi amerikan i njohur si Ty Dolla Sign që solli hitin “Off Guard” me këngëtaren Elvana Gjata para disa muajsh mund të jetë pranë burgosjes pasi është përfshirë në rrjetin e drogës.
Ai do të përballet me tre akuza të rënda, të cilat janë: posedimi i kokainës, posedimi i tetrahidrokanabidolit dhe kanabisit, shkruan TMZ.
Nëse gjykata vendos ta shpallë fajtor, ai do të dënohet me 15 vite burg. Arrestimi i tij u realizua nga policët në Atlanta, të cilët gjetën drogë në cantën e tij. Ende nuk është përcaktuar data kur do dalë në gjyq.













![Unikkatil dhe ky reper shqiptar shumë shpejt sjellin bashkëpunim. Si do ta presë Noizy? [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/anxhii-400x199.jpg)