GJESTI FISNIK/ Tre këngëtarët shqiptarë dhurojnë 500 maska për mjekët e Infektivit (FOTO) – AlpeGossip
GJESTI FISNIK/ Tre këngëtarët shqiptarë dhurojnë 500 maska për mjekët e Infektivit (FOTO)

GJESTI FISNIK/ Tre këngëtarët shqiptarë dhurojnë 500 maska për mjekët e Infektivit (FOTO)

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero me anë të një statusi në Facebook, ka bërë publik gjestin e veçantë të tre këngëtarëve shqiptarë. Ai ka treguar se Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi me paratë e koncerteve në Greqi i kanë dhuruar Infektivit 500 maska.

Pipero shkruan se para dy ditësh i kishte ardhur në telefon mesazhi i pazakontë dhe që nuk pritej nga kantautori Elton Deda. Ai ka falenderuar këngëtarët për gjestin fisnik, duke u shprehur se dinë të dhurojnë emocione pafund dhe jo vetëm me muzikë.

“Para dy ditesh me erdhi nje mesazh i pazakonte: ”Une jam Elton Deda, nje muzikant dhe kantautor. Se bashku me Sander Gjoken dhe Redon Makashin, nga nje fond modest qe kemi hequr nga 2 koncerte tona ne Greqi duam t’i dhurojme Infektivit 500 maska KN-95. Kemi deshire qe mos t’iu pengojme, diten e Merkure, pra pasneser. Nese i pranoni me thuaj nje orar te pershtatshem per ju tua dorezojme. Me shume respekt. Toni.” Sot Toni, Redoni dhe Sandri dhuruan ne Farmacine Qendrore te QSUT,per sherbimin e semundjeve infektive, maskat e premtuara. Mirenjohje per ju qe na dhuroni emocione pa fund jo vetem me muziken dhe kengen tuaj, por dhe me kete gjest shume fisnik”, ka shkruar mjeku.