NË MUAJIN E TRETË TË PRITJES SË ËMBËL/ “Hyrrem” tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur (FOTO) – AlpeGossip
NË MUAJIN E TRETË TË PRITJES SË ËMBËL/ “Hyrrem” tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur (FOTO)

NË MUAJIN E TRETË TË PRITJES SË ËMBËL/ “Hyrrem” tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Aktorja e njohur gjermane Meryem Uzerli, u bë tepër e famshme për publikun shqiptar me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm”.

Bukuroshja kokëkuqe është kthyer në një ndër aktoret e preferuara të vendit dhe së fundmi befasoi fansat e saj me lajmin e bukur!

Meryem do të bëhet nënë për herë të dytë dhe tashmë është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël. Këtë lajm ajo e dha në një intervistë për revistën “Zamazingo”, duke zbuluar edhe gjininë e bebushit. Aktorja do të sjellë në jetë një tjetër vajzë, pas vajzës së saj të parë 7-vjeçare e cila quhet Lara.

Aktorja shumë e dashur për publikun ka ndarë për herë të parë në rrjete sociale foto të barkut të rrumbullakosur, teksa ka pozuar për festa me një fustan në ngjyrë të kuqe gjaku.