“E DI DHIMBJEN TËNDE…”/ Xhensila Myrtezaj dedikim prekës, ngushëllon motrën për vdekjen e burrit (FOTO) – AlpeGossip
“E DI DHIMBJEN TËNDE…”/ Xhensila Myrtezaj dedikim prekës, ngushëllon motrën për vdekjen e burrit (FOTO)

“E DI DHIMBJEN TËNDE…”/ Xhensila Myrtezaj dedikim prekës, ngushëllon motrën për vdekjen e burrit (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka bërë një dedikim tejet prekës për motrën e saj, përmes të cilit tregon se ajo ka humbur bashkëshortin para 40 ditësh.

Në dedikim, Xhensila i shkruan se sado është munduar të jetë krahu i saj për ta mbushur këtë plagë, është tejet e vështirë.

“E dashur motra ime. E di dhimbjen tënde të gjithë këtyre 40 ditëve për humbjen e gjysmës tënde. Gjysëm njeri, gjysëm frymë. Sado afër mundemi të jemi në krahun tënd, prap ty të mungon krahu yt. Sa shkëlqenit, sa të ndritnin sytë. Deri sa vdekja të na ndajë, kështu thuhet në dashuritë e vërteta, dhe kështu ndodh, kështu ndodhi!

Nuk kam dashur të të hap plagë e as të t’kujtoj dhimbjen. Por sot kur ti e kujton, smundem të rri pa te ngushelluar së tepërmi, edhe pse skam fuqi të të jap force por veç tek Zoti e gjetsh, tek fëmijet tuaj. E fortë qofsh, ashtu si dashuria që kishit”,  shkruan Xhensila.

Screenshot_1.jpg