KËNGËTARI SHQIPTAR PUBLIKON PAMJET/ Kështu e ka dekoruar shtëpinë luksoze për festat e fundvitit (FOTO) – AlpeGossip
KËNGËTARI SHQIPTAR PUBLIKON PAMJET/ Kështu e ka dekoruar shtëpinë luksoze për festat e fundvitit (FOTO)

KËNGËTARI SHQIPTAR PUBLIKON PAMJET/ Kështu e ka dekoruar shtëpinë luksoze për festat e fundvitit (FOTO)

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi – Xeni, është shumë i pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e tij.

Së fundmi, ai solli një bashkëpunim me reperin Gold AG, këngën me titull “Jam Gjakova”, e cila u prit mirë nga publiku.

Meqënëse jemi në periudhën e festave të fundvitit, ashtu si çdo koleg i tij, edhe këngëtari gjakovar do të jetë mjaft i angazhuar në aktivitete të ndryshme muzikore.

Nën frymën e festave, Xeni ka bërë gjithashtu të ditur edhe se në shtëpinë e tij dekoret e fundvitit janë prezente.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, ai u ka prezantuar fansave ambientet luksoze të shtëpisë së tij.

Nga pamjet, duket se gjithçka është dekoruar me shije dhe ngjyra festive, duke marrë kështu atmosferën e duhur të një ambienti të ngrohtë për festa.